Në gjimnazin e Këlcyrës një klasë është mbyllur, pasi, nxënësit kanë rezultuar të infektuar me Covid.
Raportohet se janë 20 nëxënës të vitit të dytë gjimnaz, të cilët janë izoluar në shtëpitë e tyre.
Ka qenë ISHP, që ka urdhëruar mbylljen e klasës, në mënyrë që mos të kishte përhapje të Covid, tek nxënësit e tjerë në shkollë.
Mësimi për vitin e dytë të gjimnazit të Këlcyrës do të rifillojë pas 14 ditësh.
Edhe në Borsh ka pasur një situatë të tillë dhe nuk bëhet fjalë vetëm për mbylljen e një klase, por për mbylljen e të gjithë shkollës.
Gjimnazi “Qazim Pali” në Borsh të Himarës është mbyllur për 10 ditë, pasi 7 mësues dhe 6 nxënës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.