Një i ri ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht kunatin e tij në Tiranë. Policia bën të ditur se i riu me inicialet A,M, është vënë në pranga për shkak të dhunës që ushtroi ndaj personit tjetër.
Për momentin nuk janë zbardhur detaje të tjera.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M, 24 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatit të tij.