Zhdukja e Ruzhdi Hoxhës, djali denoncoi në polici/ veç rrëmbimit hetohet dhe një pistë tjetër

Shqipëria

Zhdukja e Ruzhdi Hoxhës, djali denoncoi në polici/ veç rrëmbimit hetohet dhe një pistë tjetër

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Policia konfirmon se po hetohet pista e rrëmbimit ose e mbajtjes peng për Ruzhdi Hoxhën, 43 vjeçari i cili rezulton i zhdukur prej 20 tetorit 2021.

Ka qenë djali i tij, i  identifikuar me inicialet S.H i cili katër ditë më pas (24 tetor 2021) ka bërë kallëzim në në Komisariatin e Policisë Nr.5 për largimin nga banesa të babait të tij banues në Paskuqan, dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të.

“Menjëherë pas denoncimit të marrë, Sektori i Hetimit të Krimeve të Renda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr.5, kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin duke verifikuar çdo informacion dhe kanë kryer kërkime e kontrolle në ambiente e vende të ndryshme” informon policia.

Ndërkohë më 27 tetor në prokurori janë dërguar veprime procedural shtesë dhe bazën e tyre është regjistruar procedimi penal Nr.7713, datë 27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Mësohet se 43 vjeçari kishte një biznes në të cilën tregtoheshin material ndërtimi.

Veç pistës së hetimit për rrëmbim po hetohet dhe nëse Hoxha mund ta ketë inskenuar rrëmbimin pasi mund të ketë qenë në rrezik falimenti.

43-vjeçari është larguar dhe herë të tjera nga banesa por është kthyer më pas dhe në polici shprehej se ishte larguar me dëshirë.

Nga strukturat e DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna e pandërprerë për gjetjen e shtetasit Ruzhdi Hoxha, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat