Një shtetas mbeti i plagosur në një aksident rrugor në autostradën Tiranë-Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ku janë përplasur dy mjete.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi K. G, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.