Banorët në rrugën "Jorgo Panajoti" në Kombinat i bëjnë thirrje pushtetit vendor që të investojnë në rrugën e tyre, pasi me nisjen e shirave aksi bëhet i pakalueshëm.Sipas tyre edhe pse Bashkia ka bërë disa investime në zonë për to nuk është kujtuar.
Rrugët e lëna në mëshirë të fatit janë evidente pothuajse në çdo aks kryesor.
Kjo është rruga "Jorgo Panajoti" e lënë prej vitesh pa asnjë investim nga pushteti vendor.
Banorët e zonës thonë se prej vitesh nuk është parë asnjë investim në zonë.
Thonë se kalimi në këtë segment është shumë i vështirë sidomos në kohë me shi.
"Kështu na ka lënë, këtu lëmë goma biçikletash, makinash, motorash."
"Asnjëherë nuk është investuar."
Kërkojnë nga Bashkia marrjen e masave sa më parë.
"Duhet ta ndjejnë përgjegjësinë."
Të shumta janë dhe automjetet që kalojnë në këtë aks rrugor, drejtuesit e të cilave kërkojnë asfaltimin e rrugës sa më parë.