Policia e Lezhës ka ndërmarrë një aksion policor, në hyrje të qytetit, ndërsa mësohet se disa persona janë arrestuar.
Mësohet se policia ka sekuestruar lëndë të dyshuar narkotike brenda një automjeti ku ndodheshin disa persona.
Pasi janë ndaluar nga policia, personat që ndodheshin në makinë tentuan të largoheshin dhe efektivët kanë qëlluar në ajër për t'i neutralizuar.
Ende nuk dihet se sa persona ndodheshin në makinë.