Në Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht i vranët në veri dhe me intervale kohore me diell në jug. Në veri të vendit priten edhe reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Pasdite vonë ose në mbrëmje rrebeshe shiu priten që nga veriu deri në pjesët qendrore të vendit.
Në Maqedoninë Veriore dhe Luginë pritet mot i ngrohtë, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell, kurse në Mal të Zi nesër pritet mot jashtëzakonisht jo-stabil me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të shtunën na pret mot kryesisht i vranët dhe me ulje të temperaturave. Vende-vende mund të ketë riga lokale shiu, ndërsa në disa vise priten edhe intervale kohore me diell.
Të dielën dhe të hënën përsëri pak më ngrohtë, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë reshje shiu.