Berisha flet për arrestimin e Tushes: Ju jap fjalën e nderit se 200 mijë eurot e tij nuk janë veçse...

Shqipëria

Berisha flet për arrestimin e Tushes: Ju jap fjalën e nderit se 200 mijë eurot e tij nuk janë veçse...

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 17:44
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme e ka zhvendosur “Foltoren” e tij në qytetin e  Lushnjës, gjatë fjalës së tij ai ku ka komentuar arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti, Fatos Tushe i arrestuar nga SPAK për korrupsion.

Berisha e përshëndeti arrestimin e ish-kryetarit, por ai shtoi se vjedhja e tenderit 200 mijë euro për të cilën u arrestua Tushe nuk është asgjë krahasuar me vjedhet që bëjnë ministrat sipas Berishës.

Berisha: Ju sjell ju përshëndetjet më të përzemërta dhe shpreh nderimin më të madh, perulem para jush me respektin më të thellë për këtë mbështetje të jashtëzakonshme që ju i keni bërë dhe i bëni Foltores, si uragan i shpresës së mbarë shqiptarëve. Foltores si nismëtare e madhe e vullnetit tuaj, për të rivendos në Shqipëri pluralizmin politik të rrënuar nga klika në pushtet, për të rikthyer PD-në në një forcë vigane të lirisë, demokracisë dhe fitores. Kohërat janë kritike, por secili prej jush në këtë sallë dhe ata qindra mijëra të tjerë që na mbështesin , po shkruajnë me duart e tyre një kapitul të ri, po hapin një faqe të re në historinë e demokracisë. Në Shqipëri u krijua një diktature e bazuar në krimin, drogën , korrupsionin. Diktaturë që bazohet në vjedhjen e votës, varfërimin e qytetarëve. Ky narkoshtet jo vetëm ka shkelmuar votën tuaj por ia doli në këto 8 vite të rrëmbejë të gjitha pushtetet, dhe së fundmi të shndërrojë partinë e martive të lirisë, partinë që përmbysi diktaturën komuniste, ta shndërrojë sic më tha dje një zonjë e nderuar, në një ministri të narkoqeverisë së Edi Ramës, ne jemi këtu për tu zotue që këtë nuk e pranojmë kurrë dhe së bashu me këtë ne do përmbysim Edi Ramën.

Unë thotë me të ardhurat e mija dhe bashkëshortin tim, atë listë nuk e përballoj dot me të ardhurat e burrit dhe të mijat. Të gjitha këto miqtë e mi, jo se ky vend është i varfër, dhe se shqiptarët janë dembela siç thotë Edi rama, problemi është mitë e mi, se djera dhe mundi juaj, vidhet, vidhet dhe vetëm vidhet nga narkoqeveritarët. Këtu e dënuan dhe mirë ia bënë kryebashkiakut për një tender 200 mijë euro. Por me atë që vjedhim ministrat ju jap fjalën e nderit se nuk janë asgje se vetëm kafe e mëngjesit. Unë nuk dua ti dal zot atij por vjedhjet e tyre nuk kanë fund. Tani na del muzeu sekret i ndrikull piramidës. Na qenka në Bërzhitë një muze 6 milionë euro për ushtrinë. Pra një garë e çmendur sesi të vjedhim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat