I tha se nuk donte të studionte 3 vite letërsi, mesazhi i Ramës për nxënësen

Shqipëria

I tha se nuk donte të studionte 3 vite letërsi, mesazhi i Ramës për nxënësen

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 18:48
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Kamzë për të diskutuar mbi problematikat e nxënësve. Rama iu përgjigj një nxënëseje e cila tha se nuk ka dëshirë të studiojë letërsi tre vite në gjimnaz kur do të ndjekë mjekësinë. Rama tha se gjuha shqipe do të studiohet se është në rreziku.

“Më bëri përshtypje një vajzë që tha për mua është humbje kohe të merrem me gjuhën dhe letërsinë kur dua mjekësinë. Në fakt nuk është humbje kohe sepse e para njëherë ky është një shqetësim shumë personal i imi por që nuk është personal në pikën që të tjerët nuk e kanë shqetësim. Gjuha shqipe është në rrezik. Të gjithë ankohen edhe në Francë që është një vend ku i japin gjuhës një rëndësi të jashtëzakonshme, ankohen se gjuha e tyre është në rrezik. Por gjuha shqipe është në rrezik realisht nga humbja e vazhdueshme për shkak të mungesës së përdorimit të saj me korrektësi dhe patjetër edhe për shkak të boshllëqeve që janë krijuar në vite kur gjuha shqipe u hoq fare, Ne e rikthyem gjuhën shqipe në nivelin e gjimnazi, nuk ishte fare u hoq.

Ndërkohë me këtë mrrokllat, me këto SMS e Whatts App këto shkrimit pz, përzotin krijohet një tjetër kulturë komunikimi dhe kjo është arsyeja që të gjithë janë të shqetësuar ca ndodh me gjuhën në brezin e ri.

Nga ana tjetër letërsia. Një mjek i mirë është një humanist që nuk ka njohuri për letërsinë. Është mirë që edhe jashtë orëve pavarësisht se do bëhesh mjeke, të vazhdosh të kesh vëmendje për letërsinë. Mjeku nuk është kasap që trajton organizma të gjallë që i përkasin botës së kafshëve. Dhe aty prapë duhet një nivel i caktuar humanizmi. Ata që vrasin qen në rrugë nuk kanë bërë asnjë orë letërsi në jetë. Dikush që ka bërë orë letërsie nuk vret qen në rrugë”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat