Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka rrëfyer takimin e tij në zyrë me kryedemokratin Lulzim Basha, i cili mësohet e i ka komunikuar vendimin për të realizuar zgjedhje në forumin rinor.
"Në ora 15:35 më komunikoi Basha vendimin, nuk e pranova, kam njoftuar mbledhjen e kryesisë së forumit, e sapo kam dalë nga zyra, pas 5 minutash kam lexuar njoftimin për shtyp dhe te publikuar ne Facebook, kjo tregon se gjithçka ishte programuar. Basha ma ka komunikuar personalisht këtë", tha Këlliçi në Politiko.
Ai u shpreh se në PD nuk mund të fshihet se nuk ka krizë, ndërsa shtoi se Bashës ia ka komunikuar personalisht se do të ishte të dielën në takimin me të rinjtë të Foltores që organizohet nga Berisha.
Këlliçi gjithashtu ka rrëfyer edhe takimet me ambasadoren amerikane në lidhje me vendimin e shpallur non-grata të Berishës nga ana e SHBA-ve.
"Nga ambasadorja amerikane, jam thërritur rregullisht, takimet e huaja me ndërkombëtarët, qoftë edhe kjo e me ambasadoren amerikane është praktike rutinore jam thirrur në mënyrë korrekte dhe periodike. Jam produkt i shkollimit në SHBA. Marrëdhënie me SHBA prevalon në çdo gjë, por sigurisht se si mund të organizohet një parti politike nuk mund të ketë asnjë ndikim nga ana e ndërkombëtarëve", tha Këlliçi.