U kap me 33 gram marijuanë/ Pas 3 muajsh burg, gjykata e Sarandës liron nga qelia 28-vjeçarin

Shqipëria

U kap me 33 gram marijuanë/ Pas 3 muajsh burg, gjykata e Sarandës liron nga qelia 28-vjeçarin

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Gjykata e Sarandes ka lene te lire 28-vjeçarin Ergys Tarko qe mbahej ne qeli prej 17 gushtit te ketij viti. I riu me banim në fshatin Uruc te Peqinit, tashme do te qendroje ne masen e sigurise “Arrest ne shtepi” sipas vendimit te gjyqtarit Alban Vecani.

Më dt.17.08.202l policia mori informacion se shtetasi Ergys Tarko merret me shperndarjen e lendeve narkotike te llojit “cannabis sativa” të cilën e amballazhon ne banesen e marre me qira ne Lagjen Nr.4, Rruga “Ismail Qemali” Sarande. Nga kontrollit i ushtruar ne banesen në përdorim të këtij shtetasi sipas Procesverbalit të këqyrjes së vendit të ngjarjes dt.17.08.2021 rezulton se eshte gjetur ne nje kuti me ngjyre te kuqe brenda së ciles gjenden 16 doza te mbeshtjella me leter alumini dhe ne brendesi te tyre ka lende bimore ne forme boçesh per nga ngjyra aroma e dyshuar lende narkotike cannabis sativa dhe nje pakete ne brendesi te seciles ka lende bimore ne forme boçesh per nga ngjyra aroma e dyshuar lende narkotike cannabis sativa.

Ne ambientet e Komisariatit lënda është peshuar dhe bazuar në Procesverbalin e peshimit të provës materiale dt.17.08.2021 ka rezultuar se kishte një sasi prej 33.0 gram së bashku me amballazh.

Fillimisht Tarko u la ne “Arrest ne burg” por Gjykata vendosi ta lere ate tashme ne “Arrest shtepie” me argumentin se referuar aktit të ekspertimit toksikologjiko-ligjor datë 09.09.2021 rezulton se kërkuesi është përdorues i lëndës narkotike të llojit “Cannabis Sativa L”. Kështu nga ky akt i hartuar nga ekspertja Mirnela Çinije ka rezultuar se në urinën e personit nën hetim Ergys Tarko është zbuluar prania e produkteve kanabiniodike të metabolizmit të bimës “Cannabis Sativa L” në organizmin e njeriut. Së dyti nuk rezulton ndonjë rrethanë e dukshme që i personi nën hetim të mund të largohet apo t’i fshihet ose shmanget përgjegjesisë penale. Megjithatë gjykata vlerëson se dhe nëpërmjet masës me karakter shtrëngues siç është ajo e “arrestit në shtëpi” përsëri sigurohen nevojat e sigurimit. Së treti Gjykata u shpreh se në vështrim të provave të mbledhura nga organi i akuzës, Gjykata pa dashur të hyjë në analizën e tyre ka parasysh që për ndryshimin e masës së sigurimit personal të caktuar ndaj personit nën hetim është shumë i rëndësishëm fakti se tashmë caktimi i masës së sigurimit “arrest në shtëpi” ndaj tij nuk përbën rrezik për marrjen e ndonjë prove lidhur me provueshmërinë e elementëve të veprës penale. Në këtë drejtim Gjykata çmon të theksojë se personi nën hetim ka mbajtur qëndrim pohues në lidhje me rrethanat e faktit duke treguar rrethanat se si e ka siguruar lëndën narkotike, shumën e paguar si dhe faktin që është përdoures i lëndës narkotike, rrethana këto që përkojnë dhe me rezutatet e arritura nga hetimi deri në këto momente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat