Pedagogu Ergys Mërtiri ka komentuar deklaratën e Bashës që pak ditë më parë tha se Berisha-Rama- Meta formojnë “Trekëndëshin e Bermudës.
Mërtiri shprehet se nuk kanë rëndësi metaforat Berisha-Basha, por e rëndësishme është aksioni politik që ata sjellin.
"Trekëndëshi i Bermudës’ është se çfarë hyn aty brenda mbytet. Basha me këtë kërkon që Meta Berisha dhe Rama janë duke u mbytur sepse i ka perënduar koha e tyre politike, kanë mbrapa SHBA që kanë një plan për pastrimin e skemës politike për figurat e konsumuara.
Nuk kanë rëndësi metaforat që përdorin me njëri-tjetrin, rëndësi ka se cili është aksioni politik çfarë sjellë njëri dhe çfarë sjellë tjetri", tha Mërtiri për Ora News.