Plumb pas kokës, pastaj e hodhën në humnerë/ Si e gjeti policia trupin e biznesmenit të zhdukur

Shqipëria

Plumb pas kokës, pastaj e hodhën në humnerë/ Si e gjeti policia trupin e biznesmenit të zhdukur

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 14:05
Ruzhdi Hoxha

Policia është e bindur tashmë se trupi i gjetur në Dajt i përket biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i zhdukur prej 13 ditësh.

Mësohet se trupi i Hoxhës është gjetur në një greminë i hedhur. Nga mbikëqyrja paraprake policia ka konstatuar një plagë pas kokës së tij që dyshohet se është shkaktuar nga një armë zjarri.

Dyshohet se pasi u qëllua pas kokës, Hoxha është hedhur në greminë, ndërsa xhupi i gjakosur u gjend pak metra më tej. Dyshohet se viktima është ekzekutuar disa ditë më parë.

Fillimisht policia kishte marrë në pyetje familjarët duke kërkuar të dhëna edhe në lidhje me mënyrën se si ishte veshur ai ditën që u zhduk. Veshja e trupit të pajetë që u gjend i vdekur korrespondon me deklaratat e familjarëve.

Trupi është gjetur pranë zonës së njohur si Mali me Gropa, një terren i vështirë për t’u aksesuar. Familjarët e Hoxhës janë pyetur rreth rrobave që kishte veshur biznesmeni ditën e zhdukjes dhe kanë konfirmuar të njëjta me ato që kishte pranë trupit viktima.

Rruzhdi Hoxha ishte shpallur i humbur nga familja dy javë më parë, ndërkohë ai përherë të fundit kishte parë kafe me një shok.

Rruzhdi Hoxha njihet si një biznesmen në fushën e inerteve, mirëpo ai dyshohet se ka patur probleme financiare së fundmi dhe ka marrë shumë borxhe, gjë e cila mund të ketë sjellë dhe ngjarjen e rëndë.

Ruzhdi Hoxha ishte larguar nga banesa e tij në zonën e Kamzës mbrëmjen e 21 Tetorit, i ftuar nga miku i tij për të bërë së bashku një xhiro me makinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat