Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha/ Policia në pritje të forcave RENEA për lëvizjen e trupit të pajetë

Shqipëria

Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha/ Policia në pritje të forcave RENEA për lëvizjen e trupit të pajetë

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Gazetarja Klodiana Lala, në një lidhje direkte për “News 24” nga vendi ku është gjetur trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha është shprehur se për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur lëvizja e trupit të tij.

Ajo tha se policia po pret një grup të forcave RENEA.

“Trupi i pajetë i Ruzhdi Hoxhës nuk është lëvizur akoma për shkak të terrenit të vështirë. Policia është në pritje të një grupi special të RENEA-s për nxjerrjen e tij. Në këto momente janë pyetur edhe miqtë dhe familjarët e tij.

Ata kanë pretenduar se kanë pirë një birrë të gjithë dhe më pas Fred Rushaj e ka marrë me makinë”, tha gazetarja Lala.

Bëhet fjalë për një rrëpirë rreth 200-300 metra, madje policët janë dëmtuar në përpjekjet për nxjerrjen e trupit.

Ndërkohë nuk dihet nëse Fredi Rushaj është i vetëm në këtë çështje apo ka edhe persona të tjerë.

Mendohet se për shkak se trupi kishte filluar dekompozimin ai të jetë vrarë që natën kur është rrëmbyer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat