Tabaku: 2 mld euro shtesë do të paguhen këtë vit nga taksat e shqiptarëve për PPP-të e oligarkëve

Shqipëria

Tabaku: 2 mld euro shtesë do të paguhen këtë vit nga taksat e shqiptarëve për PPP-të e oligarkëve

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 19:00
Jorida Tabaku

Deputetja demokrate përmes një statusi në Facebook shkruan se janë gati 2 mld euro shtesë që do të paguhen këtë vit nga taksat e shqiptarëve për PPP.

Ajo thekson se shqiptarët punojnë për të paguar PPP-të dhe jo për të ndërtuar një mirëqenie për veten e tyre dhe familjet e tyre.

Tabaku: Janë gati 2 mld euro shtesë që do të paguhen këtë vit nga taksat e shqiptarëve për PPP. Paratë që qytetarëve u merren me taksa e tatime shkojnë për të financuar xhepat e oligarkëve përmes PPP dhe për të paguar interesat e borxhit. Shqiptarët punojnë për të paguar PPP-të dhe jo për të ndërtuar një mirëqenie për veten e tyre dhe familjet e tyre.

Buxheti shtetit duket si një thes i madh i vendosur në funksion të oligarkëve dhe PPP-ve. Situata post pandemi nuk ia ka frenuar makutërinë kësaj mazhorancë që përdor fatkeqësitë për të keqmanaxhuar edhe më tej paratë e taksave të shqiptarëve!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat