Një incident ka ndodhur në vendin ku u gjet trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha këtë të shtunë.
Gazetarja Anila Hoxha dhe kameramani që e shoqëronte për pak kanë përfunduar në humnerë, pasi një polic i ka shtyrë të dy për t’i hapur rrugën furgonit të policisë që po kalonte aty pranë.
E tronditur nga ajo që ka ndodhur, gazetarja e ka quajtur policin një “kafshë”, “debil” dhe “injorant”, duke e pyetur vazhdimisht nëse është polic apo jo, e tronditur nga veprimi që ai kishte kryer dhe që fatmirësisht përfundoi pa pasoja të rënda.
Video e publikuar nga Top Channel mund të shihet KETU.