PPE, thirrje Bashës: Respekto statutin, mos merr vendime të dëmshme

Shqipëria

PPE, thirrje Bashës: Respekto statutin, mos merr vendime të dëmshme

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 21:57
Doris Pack

Ish eurodeputetja Doris Pack ka reaguar ashpër ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

Si kryetarja e Gruas në PPE, Pack i bën thirrje Bashës të respektojë statutin dhe të tërhiqet nga veprimet e dëmshme dhe të pakuptimta.

“Si kryetarja e Gruas së PPE-së unë i bëj thirrje Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, zoti Lulzim Basha, të respektojë statutin e Lidhjes së grave në PD.

Ai të mos marrë vendime të pakuptimta dhe të dëmshme”, shkruan Pack në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat