Celulari i një emigrant shqiptar në Itali fotografoi në Milano deputetët e Partisë Demokratike të cilët kishin udhëtuar drejt vendit fqinj.
Fotot ku dukeshin deputeti Agron Gjekmarkaj, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deputeti Saimir Korreshi e disa kolegë të tyre bashkë me pijët që po konsumonin përfunduan në portalin e JOQ nga personi që i shkrepi.
Krah fotove, emigrant shqiptar shkruante se demokratët ishin ulur në një nga lokalet më të shtrenjta në Milano.
Ai tha se vetëm për pijet kishin paguar 250 euro.