Plagosja në ish-Bllok, arrestohet 35-vjeçari që u largua nga vendngjarja një natë më parë

Shqipëria

Plagosja në ish-Bllok, arrestohet 35-vjeçari që u largua nga vendngjarja një natë më parë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar 35-vjeçarin R. S, i cili dyshohet si bashkëautorë në ngjarjen  që ndodhi mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Bajram Curri” tek “Shallvaret” ku i plagosur mbeti Ilir Shkurti 32 vjeç.

35-vjeçari, i cili u largua ditën e djeshme gjatë kohës së kapjes në flagrancë së autorit të dyshuar të ngjarjes. Ai akuzohet  për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Plagosja në ish-Bllok, policia bllokon "Benz-in" me të cilin u larguan autorët, kapet njëri prej tyre
“Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur pasditen e ditës së djeshme, në bulevardin “Bajram Curri” tek “Shallvaret” ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi I. Sh dhe u vu në pranga menjëherë pas ngjarjes si autor i dyshuar  shtetasi K. M, 38 vjeç, sherbimet e Policisë në Komisariatin Nr.2 kanë vijuar më kontrolle të imitësishme me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të 2 të përfshirë në ngjarje.”- njofton policia

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi K. M, 38 vjeç(i arrestuar mbremjen e djeshme)dhe shtetasi R. S, 35 vjeç, janë autorë të dyshuar të plagosjes së 31-vjeçarit, I. Sh. Ngjarje e ndodhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të metejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat