Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Klodiana Lala zbardh pistat ku po heton policia

Shqipëria

Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Klodiana Lala zbardh pistat ku po heton policia

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 10:53
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur se cilat disa nga pistat ku po heton policia në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Sipas gazetares, pista e borxheve nuk është pranuar nga familjarët e 43-vjeçarit, pasi pretendojnë se viktima nuk kishte borxhe. Madje i biri tha dje se një pjesë të tyre i kishte larë ai.

Ndërkohë që një tjetër pistë që po hetohet është dhe ajo e konflikteve për parcelat e kanabisit. Kjo pasi autori i dyshuar kryesor i kësaj ngjarje, Ferdinand Rrushi, u zbulua nga policia se ishte kultivues i një parcele kanabisi. Ky i fundit pas shoqërimit në polici mohoi se kishte lidhje me krimin në fjalë.

Shumë pranë vendit të ngjarjes, në Qafë Mollë të Dajtit, atje ku u gjet i vrarë dhe i hedhur në një humnerë biznesmeni, u zbulua dhe një parcelë me kanabis.

Sipas rojes së kësaj parcele, i cili edhe punonte aty për rritjen e bimëve, personi që kishte mbjellë lëndën narkotike ishte Rrushi. Nga ana tjetër policia dhe prokuroria po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes së plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat