Berisha: Nuk do të lejoj që Basha të japë dorëheqje, por do ta heqim!

Shqipëria

Berisha: Nuk do të lejoj që Basha të japë dorëheqje, por do ta heqim!

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 13:14
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në një takim të foltores së tij me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, se nuk do të pranojë që Basha të jepte dorëheqje, por se demokratët do ta hiqnin atë.

Ky pohim erdhi pasi thirrjes që sekretari i FRPD-së Rigels Muçollari i bëri kreut të PD-së, që të jepte dorëheqje nga posti.

Muçollari tha se Basha me vendimin e fundit për shpalljen e zgjedhjeve brenda FRPD-së, po intimidon demokratët.

Muçollari: Zoti Basha po intimidon PD, dhe FRPD-në që anëtarët mos të jenë më pjesë e saj. Dua t’i drejtoj një thirrje publike. Zoti Basha, jepini fund marrëzisë, jepni dorëheqje një minutë e më parë. Çdo minutë e jotja i jep oksigjen korrupsionit, varfërisë dhe Edi Ramës. Zoti Basha, jepni dorëheqje dhe ruaj një fije dinjitet për veten tuaj.

Berisha: S’e lejoj me dhënë dorëheqje, por do ta heqim (Qesh). Nuk e lejoj!

Po ashtu Berisha tha se Basha e shihte Këlliçin rrezik për t’i zënë vendin në 2017.

Berisha për Këlliçin: Ai ka qëndruar besnik traditës familjare, por edhe juve. Edhe në kohën kur ju bën jashtë çdo lloj konteksti, arsye, padrejtësitë më të mëdha. Belindi nuk u lëkund nga ju. Belind Këlliçit iu mohua mundësia që t’ju përfaqësuar në parlament, jua them unë se ai pati frikë se e shikonte Këlliçin si rrezik potencial për t’i zënë vendin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat