Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot iu ka bashkuar një aksioni për pastrimin e mbeturinave në ambientet publike.
Ai shihet teksa mbush një qese me mbeturina, së bashku me vullnetarët tjerë të cilët iu kanë bashkuar këtij aksioni.
Ai në videon e postuar në Facebook shihet duke kapur mbeturinat pa dorëza.
“Kur i ke duart e mëdha e s'gjenden vërdallë dorezat e duhura, ke dy rrugë: O të lesh punën e të bësh sehir, o të bësh punën e të lash duart mirë”, ka shkruar Rama në Facebook.