Vendbanimi i Komanit, arkeologët kërkojnë të shpallet sa më shpejt park arkeologjik

Shqipëria

Vendbanimi i Komanit, arkeologët kërkojnë të shpallet sa më shpejt park arkeologjik

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 16:41
Foto

Vendbanimi arkeologjik i Komanit, nevojitet që të shpallet zonë e mbrojtur në kuadër të parkut arkeologjik.

Kjo është kërkesa e arkeologëve, të cilët kanë vlerësuar dhe studiuar rrënojat dhe provat e gjetura në këtë vendbanim, që sipas tyre tregon lidhjen e hershme mes ilirëve në lashtësi dhe shqiptarëve të mesjetës.

Në vendbanimin e Komanit, i njohur edhe si kodra e Kalasë së Dalmacës, janë gjetur mure të banesave, dy kishave mesjetare si dhe mjaft objekte dhe sende që i shërbenin mënyrës së jetesës në atë kohë.

Të dhënat arkeologjike kanë hedhur dritë se mund të kemi të bëjmë me qendër peshkopale mesjetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat