Deputetët demokratë takim me përfaqësues të biznesit të vogël: Të shtyhet procesi i fiskalizimit

Shqipëria

Deputetët demokratë takim me përfaqësues të biznesit të vogël: Të shtyhet procesi i fiskalizimit

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 17:26
Foto

Disa prej deputetëve të PD-së, anëtarë në Komisionin e Ekonomisë, zhvilluan një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, të cilët kërkuan parashikimin në buxhet dhe në paketën fiskale 2022, të shtyrjes së procesit te fiskalizimit.

“Proces që kushton mesatarisht 1 mijë euro për çdo biznes. Nuk jemi kundër inovacionit, por është barrë shumë e rëndë dhe proces i ndërlikuar, që i merr kohë biznesit“, thotë një biznesmen.

Deputetët e PD-së në Komisionin e Ekonomisë mbështetën kërkesën e përfaqësuesve të biznesit të vogël.

Albert Nasto, kreu shoqatës së biznesit të vogël ngriti shqetësimin edhe për rritjen e kostove për shkak të monopolizimit të tregut, duke nisur me karburantet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat