“Koha e Berishës ka mbaruar”! Basha: Askush nuk do ta përdorë më PD-në për interesa personalë

Shqipëria

“Koha e Berishës ka mbaruar”! Basha: Askush nuk do ta përdorë më PD-në për interesa personalë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 18:00
Lulzim Basha

Koha e Sali Berishës ka mbaruar, u shpreh këtë të diel kryedemokrati Lulzim Basha, në një prononcim për mediet pasi doli nga mbledhja e Grupit Parlamentar demokrat në selinë blu.

“Koha e Sali Berishës ka mbaruar, bashkë me të dhe koha e mandateve të skaduara, e përdorimit të Partisë Demokratike dhe e forumeve të saj për interesa personalë. Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për intersat personale të Sali Berishës.

Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës

Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës. Unë jam i vendosur t’ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës”, u shpreh Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat