Basha i ashpër: Koha e Berishës ka mbaruar, tub oksigjeni i Ramës, i vendosur ta këpus

Shqipëria

Basha i ashpër: Koha e Berishës ka mbaruar, tub oksigjeni i Ramës, i vendosur ta këpus

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 18:02
Arkiv/ Berisha, Basha

Koha e Sali Berishes ka mbaruar. Kështu u shpesh sot Lulzim Basha teksa po futej në selinë blu në një takim me kryesisë e grupit parlamentar.

Për Bashën bashkë me Berishën kanë mbaruar edhe mandatet e skaduara dhe përdorimi i forumeve të partisë për interesa personale.

Basha: Koha e Sali Berishës ka mbaruar! Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara. Dhe përdorimi i forumeve të partisë për interesa personale. Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD në një bunker për interesa personale. 

Halli më i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës. Prej kohësh, Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës. Jam i vendosur ta këpus këtë tub oksigjeni për regjimin e Ramës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat