Një 40-vjeçar gjendet i vdekur brenda një kabine elektrike në Tiranë

Shqipëria

Një 40-vjeçar gjendet i vdekur brenda një kabine elektrike në Tiranë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga  punonjësit e OSHEE brenda një kabine elektrike në rrugën “Bab Rexha” në kryeqytet.

Shkak i vdekjes dyshohet se është bërë kontakti me rrymën elektrike.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas kishte hyrë brenda kabinës elektrike për të pushuar, dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Megjithatë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat