Zbardhet ekspertiza për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës. Burime zyrtare nga grupi hetimor konfirmojnë se nga këqyrja e trupit në morg ka rezultuar se biznesmeni është qëlluar me dy plumba, një në qafe njeë në gjoks. Rrethanat e vrasjes se tij janë ende te paqarta për shkak se nuk është siguruar ende dëshmia e të dyshuarit kryesor, Ferdinand Rrushi.
Ditën e sotme atij do ti komunikohet akuza e vrasjes me paramendim, ndërsa të hënën 43 vjeçari Rrushi do merret ne pyetje nga oficerët e Krimeve te renda. Policia zbuloi ne Malin me Gropa trupin e pajete te tij. Ruzhdi hoxha u zbulua nga qentë gjurmues në një gremine te Qafë Mollës, pas malit e Dajtit i mbuluar me zhavorr e gurë.
Për të mbërritur në këtë zbulim, policia kishte gjurmuar lëvizjet e Ferdinand Rrushit, mikut të biznesmenit Hoxha. Ai është arrestuar me 26 tetor si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik droge.
Fillimisht efektivet e policisë arritën të gjejnë një ditë më parë në zonën e Dajtit xhupin e viktimës e më pas ndërmorën operacionin e kërkimit masiv ku u përfshinë edhe forcat e ndërhyrjes se shpejtë. Ruzhdi Hoxha rezulton te jete larguar nga shtëpia rreth orës 23.00 te 20 tetorit. I biri Saimir Hoxha denoncoi ne polici se prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të.
Më 24 tetor djali bën kallëzimin në Komisariatin e Policisë Nr.5, dhe një dite me vone njoftimi i zhdukjes u publikua në Web-in e Policisë së Shtetit. Prej këtij afati deri dje askush ne publik nuk dinte për ngjarjen dhe vetëm më 5 Nëntor, lajmi i rrëmbimit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha doli ne media. Te shtunën me 6 nëntor u zbulua i pajetë.