Katër persona janë arrestuar nga policia në “Bypass-in” e Fierit pasi posedonin lëndë narkotike cannabis sativa që e kishin bërë gati për shitje.
Ata ishin me dy makina, një “Audi” dhe një “Citroen” kur u ndaluan nga policia. Forcat blu kishin marrë informacione në rrugë policore për posedimin e kanabisit dhe i ndaluan në bypass-in e Fierit gjatë operacionit policor të koduar “Seman”.
Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, shtetasit:
G. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë;
A. M. (B)., 29 vjeç, banues në Ballsh;
J. K., 25 vjeç, banues në Topojë, Fier;
A. D., 23 vjeç, banues në Topojë, Fier.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjetet dhe 5 aparate celularë. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.