Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në orën 13:00 të ditës së sotme ka mbledhur grupin parlamentar të PD-së.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se Basha ka konfirmuar se ende nuk ka konsensus për Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Nga ana tjetër kryetari i grupit të PD-së, Alfred Rushaj ka kërkuar që të mos kufizohet objekti i punës së komisionit tek sistemi aktual, por të jenë të hapur me opsionet.
Lulzim Basha: Nuk ka konsensus deri tani për komisionin e reformës zgjedhore.
Alfred Rushaj: Nga komunikimi i deritanishëm nuk ka dakordësi për të akomoduar kërkesën tonë për ndryshime kushtetuese. Ne e kemi të rëndësishme që të mos kufizohet objekti i punës së komisionit tek sistemi aktual, por të jemi të hapur me opsionet. Në varësi të zhvillimeve deri në orën 17.00, do të ndërmarrim hapat e lejuar nga rregullorja.