Basha pas takimit me kongresmenët: Kauza jonë, të pastrojmë politikën

Shqipëria

Basha pas takimit me kongresmenët: Kauza jonë, të pastrojmë politikën

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 17:41
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat ka dhënë detaje për takimin me përfaqësuesit e Kongresit Amerikan.

Basha tha se si prioritet të parë iu renditi zyrtarëve amerikanë domosdoshmërinë rikthimit të vendit në shinat e demokracisë, siç e quan ai.

Kreu i demokratëve tha po ashtu se i gjithë rajoni gjendet në një situatë të tillë për shkak të autokratëve. Basha shtoi gjithashtu, se kauza e PD është të pastrojë politikën, duke vënë theksin te vettingu i politikanëve.

“Përfaqësuesit e lartë të Kongresit amerikan, vizituan PD dhe na dhanë mundësinë për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen politike në Shqipëri, rajon dhe prespektivën e bashkëpunimit. Në prioritetin e parë për Shqipërinë rendita domosdoshmërinë e rikthimit të vendit në shinat demokratike, të zgjedhjeve të lira dhe rolin e veçantë që ka lufta kundër korrupsionit. Folëm për rëndësinë që ka jo vetëm për sigurinë dhe paqen, po kështu edhe për demokracinë lufta kur kundër korrupsionit por edhe për faktin se i gjithë rajoni po përjeton nj nevojë të ngutshme për rikthimin e demoracisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat