Nga Foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama u shpreh se eurobondi nuk është një borxh i radhës, pro është një mekanizëm financimi me likuiditete i vetë borxhit.
Rama theksoi se borxhi i tanishëm është më i lartë se 74% kur e la qeverisje e opozitës së sotme, por shtoi se kjo ka ardhur për shkak të pandemisë dhe tërmetit.
Rama: Ka një keqkuptim shumë të madh me aktin normativ dhe me eurobondin. Eurobondi nuk është një borxh i radhës, pro është një mekanizëm financimi me likuiditete i vetë borxhit. Nuk është që të marrim borxh për të larë borxhe, por është një mekanizëm që na jep mundësi që të përballojmë rritjen e shpenzimeve dhe financimet e borxheve të marra në shumë vite. Kur përsërisni atë borxhin më të lartë në histori, duke u përpjekur tu thoni njerëzve që ka vetëm marrje borxhi dhe një situatë që ka dalë jashtë kontrollit, kujtohuni se ka qenë opozita e stome në pushtet.
Kur ne kemi marrë detyrën që borxhi ka qenë në 74%. Po është e vërtetë që është më i lartë se kaq, por ka një arsye pse është kjo. Kjo pasi kanë ndodhur dy ngjarje shumë të rëndë që kanë krijuar nevojën imediate për të marrë borxh; tërmeti dhe pandemia. Borxhi që ju i latë shqiptarëve, ishte 74% kur nuk ishte as pandemi dhe as tërmeti. Tërmeti ishte në themelet e qeverisjes suaj. Kur flisni ju për ajo që flisni është vërtetë për tu admiruar guximi që harroni se nuk keni ardhur nga hënë në Shqipëri.