Basha flet për aleanca të fshehta: Frikë nga Vettingu i politikanëve për të ruajtur ekuilibrat e vjetër

Shqipëria

Basha flet për aleanca të fshehta: Frikë nga Vettingu i politikanëve për të ruajtur ekuilibrat e vjetër

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 19:04
Lulzim Basha

Kryedemokrati Basha në sallën e Kuvendit të Shqipërisë sot ka folur edhe një për aleancë të fshehtë lidhur me Vettingun e politikanëve që ai ka artikuluar.

Sipas Bashës, ka shkelje syri ekranesh dhe aleanca te fshehta e publike të diktuara nga frika që ju ngjall përballja me atë që i kanë bërë këtij vendi për të ruajtur ekuilibrat e vjetër.

Basha: Padyshim e di, që kjo nismë e shumëpritur nga qytetarët, nga disa anatemohet si drakoniane. Shoh edhe se si po shkelet syri ekraneve mes atyre që duken të pangjashëm në tip, por janë të ngjashëm në halle. I shoh teksa po saldojnë edhe aleanca të fshehta e publike, të diktuara nga frika që ju ngjall përballja me atë që i kanë bërë këtij vendi, të dëshpëruar për të ruajtur status quo-në dhe ekuilibrat e vjetër.

Por rendi i gjërave ka ndryshuar njëherë e përgjithmonë. Prandaj kundërshtarët e Vettingut në politikë do të jenë një pakicë e papërfillshme, pasi të paktë janë përfituesit nga abuzimet që kryejnë ata që kthyen jetën e shqiptarëve në makth. Ndërsa të shumtë, në fakt shumicë absolute janë të gjithë ata shqiptare e shqiptarë që përfitojnë nga fundi i makthit të korrupsionit dhe krimit të lidhur me politikën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat