Kryeministri, Edi Rama, në përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga debati mbi Akademinë e barinjve në Kuvend, "ngacmoi" deputeten demokrate Flutura Açka duke deklaruar se vetëm për poezinë nuk do të kenë akademi.
Kjo solli reagimin nga vendi të deputetes e më pas një replikë të gjatë por në mungesë të Ramës.
Rama: Vetëm për poezinë s’ka akademi.
Açka: Mos merr me ne!
Rama: Me kë të merrem po nuk u mora me ju. Unë për ju vij këtu. Atje jashtë nuk ka njeri që mund ta bësh për budalla, ju keni menduar se i bëni për budallenj. Sa herë që keni dashur ti bëni për budallenj jeni zgjuar të hënën në mëngjes keni thënë boo na i vodhën prap. Ska asnjë problem. I kam shqiptarët në kontakt çdo orë dhe çdo ditë.
Açka: Meqë e zuri me gojë zoti kryeministër poezinë time, nuk është port ë lutem përcilljani pak, unë asnjëherë sa të jemnë këtë sallë, askënd nga kolegët e mi, qoftë edhe kryeministrin, nuk do ta diskutoj për profesionin e tij kudo ta ketë atë profesion. Dua të flaës këtu si institucion, kështu që më vjen keq që kryeministri merret me gjëra personale. Ky është ndryshime mes meje dhe ti. Dhe nëse ai po rropatet për të hyrë në histori si politikan, unë atë detyrë me veten time, me profesionin tim e kam mbaruar zonjë. Përcilljani ju lutem. Dhe nuk ma heq dot asnjë zhgarravinë e tij këtë gjë.
Duma: Vetëpërmbajtja nis me ju znj. Nikolla. Nëse ju do të vijoni në këtë model ta trajtoni kryeministrin si epror tuaj dhe të jeni vartëse, ky është një model që duhet të mbarojë dhe do tu tërheqë vëmendjen, njerëzisht, profesionalisht, dhe juve si grua. Që ti drejtohet deputetëve të opozitës me emër të profesionit, duke nënkuptuar përçmimin e tij duhet që ti ndaloni fjalën. Duhet që të ndalohet fjala e tij sa herë të drejtohet me përçmim.