Politologu Ermal Hasimja është shprehur se debati brenda Partisë Demorkatike mund të shkojë deri në Gjykatë.
Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Hasimja është shprehur se brenda PD ka debat juridik dhe jo debat vlerash, pasi sipas tij asnjëherë deri më tani nuk është folur për vlerat që duhet të përfaqësojë kjo forcë politike.
Ermal Hasimja: Çështja e shkeljes së statutit është një çështje që duhet trajtuar më tepër nga jurist dhe sidomos nga Gjykatat në të ardhmen. Në të ardhmen e afërt PD mund ta zhvendos debatin në nivel juridik, në një nivel gjykate, gjë që nuk është aspak e mirë. Çështja e legjimitetit mbetet për t’u parë. Është e qartë se në këto raste në betejën politike aspektet juridike shfrytëzohen si armë të cilat janë të shkëputura nga vlerat morale dhe politike të një partie. Flitet për PD dhe konfliktin e PD por asnjëherë nuk flitet për vlerat që duhet të përfaqësoj PD. Debati i brendshëm është debat juridik por debat vlerash.
Sipas politologut debati brenda PD nuk do të prodhojë diçka produktive për të ndryshuar për mirë këtë parti. Ai thotë se dy janë problemet, Basha që s’mund të marrë pushtetin që mund t’i vijë në ndihmë shqiptarëve dhe nga ana tjetër ish-Kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, rikthimi i këtij të fundit në krye të PD do ishte katastrofë.
Ermal Hasimja: Ajo që po ndodh brenda PD është një shprehje e demokracisë nuk është e kundërta. Ajo që është problem është se debati brenda PD duket se nuk do prodhojë diçka produktive për të ndryshuar për mirë PD. Nga njëra anë kemi Bashën që nuk arrin ta çojë PD drejt një marrje të pushteti me qëllim transformimin e Shqipërisë dhe nga ana tjetër kthimi i Berishës në PD do ishte një katastrofë.