Shtyhet seanca për ish kreun e bandës së Durrësit, mungon avokati mbrojtës i Lul Berishës

Shqipëria

Shtyhet seanca për ish kreun e bandës së Durrësit, mungon avokati mbrojtës i Lul Berishës

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 10:51
Lulzim Berisha

Gjykata e Lartë nuk ka mundur të shqyrtojë as këtë të martë rekursin për lirimin me kusht të ish kreut të bandës së Durrësit Lulzim Berisha, 5 vite më parë.

Shkak i shtyrjes së kësaj seance është bërë mungesa e avokatit mbrojtës të Berishës.

Gjatë seancës së anëtarët e gjykatës së Lartë vendosën qe të përsëriten njoftimet, por edhe të caktohet një tjetër avokat kryesisht. Gjykata e Lartë në seancën e kaluar la edhe disa detyra ku kërkoi të merrte informacion nga prokuroria e Durrësit, nëse Berisha mbante kontakt me shërbimin e provës apo jo.

Kujtojmë se 5 vite më parë, Lul Bersisha fitoi lirinë me kusht pas garancisë së dhënë për punësimin e tij edhe nga Bashkia e Durrësit, ndërsa më herët vetë gjykata e Lartë kishte ulur dënimin e tij nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg. Seanca e radhës u la më 23 nëntor ora 09:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat