Banorët e rrugës "5 Maji" vijojnë protestat e tyre në kushtet kur mes palëve për një pjesë të mirë të banorëve nuk pasur dakordësi prej për firmosjen e kontratës. Një prej shtëpive të shkatërruara në 5 Maj është edhe shtëpia e Renisit, një djali 8-vjeçar. Edhe pse godina është kthyer në ngrehinë, ai shkon çdo ditë atje pasi ka mall për shokët.
Në VKM –në për shpronësimet e banorëve të 5 Maji nuk përcaktohet se sa do të jetë vlera e kompensimit apo dhe kur do t’iu ofrohet banesa e re pronarëve të objekteve që pritet të shkatërrohen për t’i hapur rrugë projektit të rindërtimit në zonë.
Në kushtet kur mes palëve nuk ka dakordësi prej më shumë se 3 javësh një pjesë e banorëve që nuk kanë firmosur marrëveshjen vijojnë protestat.
"Duke bërë lojë fjalësh me banorët ju po tentoni që të kopsitni letrat tuaja dhe ju të vidhni pronat e qytetarëve. Nga sot e tutje asnjë banor që del në protestë nuk ka arritur bashkia e Tiranës marrëveshje me ne, nuk ka për të firmosur asnjë nga këta banorë pa u ndërruar të gjitha këto pika."
"Si të dhuroj një shtëpi që e kam bërë për 30 vite."
Një prej shtëpive të shkatërruara në "5 Maj" është edhe shtëpia e Renisit. Godina nuk ekziston më, por ai vjen çdo ditë edhe pse kanë mbetur vetëm rrënojat.
Malli për shokët e lagjes e sjell këtu, edhe pse shtëpia ku ai jetonte së bashku me nënën e saj nuk është më.
"Unë kam qenë në shkollë kur është shembur, vetëm e kam parë kur erdha."
Fqinjët me të cilët ndajnë të njëjtin hall,tregojnë plot dhembshuri për rastin në fjalë. Tregojnë që herë pas here në sytë e djalit kanë parë dhe lot.
"Ai fëmija i vogël vjen dhe qan përditë se thotë më kanë prishur sallonin, nuk kam ku jetoj, jetoj rrugëve dhe këtu ishin të gjitha ëndrrat e mia.
"Ky vjen çdo ditë këtu, instikti i fëmijës."
Janë 430 banesa që do të shemben nga ura e Babrroit deri te Bulevardi i Ri për projektin e rindërtimit.
Të pasigurt e të paqartë për marrëveshjen e kërkuar nga bashkia Tiranë, ata kërkojnë plotësimin e kushteve të tyre dhe nuk pranojnë firmosjen e kësaj kontrate të cilën e konsiderojnë të njëanshme.