Arrestohet përgjegjësi i zyrës së urbanistikes Rubin Hekurani dhe specialisti i kësaj zyre në bashkinë e Vlorës, Klaudio Mehmetaj.
Mësohet se ka edhe persona të tjerë në bashkinë e Vlorës të cilët janë arrestuar nga policia ditën e sotme në këtë operacion.
Autoritetet bëjnë me dije se arrestimet janë bërë lidhur me çështjet e falsifikimit të dokumenteve.
Behet me dije se prezent prej disa ditësh ka qenë KLSH në bashkinë e Vlorës dhe në institucione të tjera të qarkut për kontrolle.