Ish kryeministri Sali Berisha gjatë takimit të tij me demokratët në Pogradec, ka folur për fenomenin e largimit të të rinjve nga Shqipëria.
Berisha ka zbuluar se një nga arsyet pse ata largohen është kryeministri Edi Rama, i cili sipas Berishës po vret shpresën dhe besimin e tyre se ky vend mund të bëhet.
“Sot është vendi me rrogë mesatare më të ulët në rajon, me pensionet me të ulëta, vend ku çmimet janë më të lartë në rajon. Ka çmime që janë më të lartat në Europë. Kafshata e gojës kushton 80 herë më shumë se mesatarizmat. Nafta shitet në Pogradec më shumë se në Zvicër.
Në rast se deri në vitin 2014, nga viti 2007, rikthimi i shpresë së shqiptarëve, përpjekjet për të zhvilluar këtë vend bënë që popullsia të rritej, nga 2014 e sot shqiptarët kryesojnë Europën për braktisjen e vendit. 520 mijë të rinj janë larguar nga Shqipëria. Shqiptarët nuk largohen se nuk duan vendin por largohen për shkak se nuk ndërtojnë dot jetën e tyre, largohen nga dikush, nga kreu i Meduzës, Edi Rama. Vret shpresën dhe besimin që ky vend mund të bëhet. Rama zëvendësoi shtetin ligjor me mafian“, tha Berisha.