Një punonjës i OSSHE-së në Himarë është rrëzuar nga shtylla e tensionit ndërsa po punonte.
Policia bën me dije se nga shtylla ka rënë shtetasi S.P., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
“Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Kuç, Himarë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shtylla e tensionit, shtetasi S.P., 37 vjeç, punonjës i OSSHE-së, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut per jetën.”- njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.