Vranësira dhe kthjellime/ Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Vranësira dhe kthjellime/ Parashikimi i motit për sot

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 06:50
Foto ilustrim

Për ditën djeshme vendi ynë është ndikuar nga kushte atsmoferike relativisht të paqëndrueshme. Moti ka qenë fillimisht i vranët si dhe reshje shiu me intensitet të ulët në orët e para të mëngjesit. Më pas mot me kthjellime si dhe alternime vranësirash por pa praninë e reshjeve të shiut. Era ka fryrë me drejtim juglindje – verilindje dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s. ndërsa përgjatë vijës bregdetare veriperendimore dhe zonat luginore deri në 10-15m/s. Dallgëzimi në det ka qenë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat u regjistruan: në zona malore 9 deri 20 °C në zona e ulëta 11 deri 27°C në zona bregdetare 14 deri 25 °C

Të njejtat kushte atmosferike do të mbizotërojnë edhe për ditën e sotme në vendin tonë. Moti parashikohet i vranët por përgjatë ditës nuk do të mungojnë intervalet me diell krysisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulta. Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s. ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 10-12m/s. Dallgëzimi në det parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 5 deri 13°C në zona e ulëta 8 deri 24 °C në zona bregdetare 11 deri 24 °C

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat