Berisha dorëzon sot 4200 firma në Kuvend, nuk i ndal "Foltoret", udhëton drejt Sarandës më 12 Nëntor

Shqipëria

Berisha dorëzon sot 4200 firma në Kuvend, nuk i ndal "Foltoret", udhëton drejt Sarandës më 12 Nëntor

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 08:57
Sali Berisha

Nga "Foltorja" e Pogradecit pasditen e djeshme, ish-kryeministri Berisha bëri me dije se janë mbledhur 4200 firma për Kuvendin Kombëtar he do të dorëzohen ditën e sotme, 10 nëntor.

Ai shtoi se në Kuvend, përpos këtyre firmave, do të vijnë edhe mbi 10 mijë demokratë dhe do të mbahet festa më e madhe e rikthimit të partisë.  

Por, Doktori nuk i ndal "Foltoret" deri në rikthimin e sovranitetit të PD-së siç e quan ai.

"Foltorja" e radhës do të mbahet në Sarandë më 12 nëntor.

Ish-lideri njofton se takimi do të zhvillohet në orën 17:00 tek Hotel "Mediterrane" Sarandë.

"Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur," Berisha fton demokratët e Sarandës të marrin pjesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat