Çuçi: Miratohet plan veprimi kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Shqipëria

Çuçi: Miratohet plan veprimi kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 10:21
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi

Pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije se është miratuar plani i veprimit kundër trafikimit të qënieve njerëzore, si pjesë e strategjisë kundër krimit të organizuar.

Çuçi: Sot miratuam planin e veprimit antitrafik të personave si një pjesë e strategjisë kundër krimit të organizuar. Plani i veprimit për vitin 2022 përmban veprime konkrete të shumë inst shtetërore sepse trafiku i qenieve njerëzore është komplekse dhe qasja është dimensionale.

Do ketë një adresim konkret që fillon nga parandalimi i këtij fenomeni deri në rehabilitimin e viktimave të trafikut të personave.

Është një plan veprimi pjesë e një strategjie 4 vjeçare deri në 2025 dhe është përgatitur nga shumë inst shqiptare me kryesimin e Ministrisë së Brendshme dhe në bashkëpunim me partnere të tjerë që na mbështesin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat