I grabiti mbi 100 mijë euro dhe dhunoi biznesmenin Nazmi Çangu, jepet masa e sigurisë për autorin Saimir Kuçin

Shqipëria

I grabiti mbi 100 mijë euro dhe dhunoi biznesmenin Nazmi Çangu, jepet masa e sigurisë për autorin Saimir Kuçin

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 10:50
Nazmi Çangu

Gjykata e Krujës la në burg pa afat Saimir Kuçin, e arrestuar si një nga autorët e dyshuar për grabitjen e biznesmenit Nazmi Çangu në banesën e tij në Nikël.

Grabitja e Çangut ndodhi në orët e para të 24 tetorit. Autorët kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës duke prerë telat rrethues në dy vende të ndryshme.

Pasi kyçën në dy dhoma anëtarët e familjes, autorët dhunuan biznesmenin Nazmi Çangu duke i marrë atij në kasafortë mbi 100 mijë euro, bizhuteri floriri, si dhe dokumente me vlerë për të, që dëshmonin dhënien me fajde të parave kundrejt të tretëve. Në ikje e sipër grabitësit i morën edhe një armë gjahu Shotgan, që ai mbante në shtëpi.

Kuçi nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më parë për grabitje dhe vjedhjen e disa  bizneseve në Durrës, Tiranë dhe zona të tjera të vendit.

Kuçi së bashku me 6 persona të tjerë dyshohen si pjesë e një grupi kriminal që ka kryer dhe të paktën 10 grabitje në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat