Kryeministri i Holandës, Marke Rutte është pritur me ceremoni shtetërore në Tiranë.
Ceremoniali i mirëseardhjes u zhvillua përpara Kryeministrisë në Shqipëri, ndërsa dy kryeministrat po zhvillojnë aktualisht një takim.
Rutte dhe Rama pas takimit do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kryeministri holandez Rutte do të vizitojë gjithashtu ambientet e Piramidës, për projektin e rijetësimit në një qendër teknologjie.
Vizita zyrtare e Rutte në Shqipëri vie në kuadër të një turi që do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor.