Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi që të lërë në fuqi vendimin për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Kujtojmë se Llalla kishte kërkuar pezullim të këtij vendimi.
Kërkesa u bë nga ana e avokatit të Llallës, me pretendimin se klienti i tij nuk e përballon dot burgimin për shkak të gjendjes shëndetësore, por Apeli nuk e ka marrë parasysh këtë fakt.
Ish-kryeprokurori është dënuar me 2 vite burg për fshehje pasurie dhe emri i tij është renditur në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.