Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të 3 vajzave të mitura, duke e kafshuar dhe goditur me sëpatë të shoqen.
Kanë qenë fqinjët, ata që kanë dëshmuar se autori, Saimir Mersini, ka nxjerrë edhe sëpatën për të qëlluar gruan e tij, ndërsa ajo në kurriz ka shenja të goditjes me mjete të forta.
Ata u shprehën se dëgjuan britmat e gruas nga brenda shtëpisë, ku prezente ishin edhe tre vajzat e tyre të mitura. Më pas, ajo ka dalë jashtë, duke u rrëzuar tek shkallët e pallatit.
Fqinjët kanë treguar se 38-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se ka ushtruar vazhdimish dhunë ndaj bashkëshortes.