Ish kryeministri Sali Berisha, ashtu siç lajmëroi një ditë më parë nga Pogradeci, pritet që të dorëzojë 400 firmat e mbledhura nga demokratët për të thirrur Kuvendin Kombëtar.
Ish-kryetar i PD në Kukës, Ibsen Elezi, thotë se megjithë zhvillimet, Kuvendi Kombëtar do të mblidhet si shenjë rikthimi të demokracisë në këtë parti.
“Së pari mbledhja e një kuvendi pavarësisht pozitës jo të fortë të Berishës në këto momente në aspektin amerikan, dhe fakti qe Berisha e mori këtë iniciativë në këtë konflikt, nuk e sfumojnë Kuvendin, sepse dëshira e të gjithëve është rikthimi i demokracisë dhe vlerat bazike të cilat megjithatë nuk respektohen në asnjë parti. Kuvendi ka të bëj me risinë që ti jap një mësim të mirë klasës politike që në momentin që e marrin partinë politike në dorë fillojnë e sillen në çdo mënyrë. Kjo tregon se sado dhe sido të shkelet demokracia, ka forma të tjera për ti rikthyer ato vlera”, tha Elezi.
Lidhur me faktin nëse përmes kësaj do të arrij të jetë Berisha e shkuara ose jo e partisë, Ibseni beson se për shkak të performancës së tij të tanishme politike, Basha së shpejti, do të jetë e shkuara e PD-së.
“Fakti se Berisha do të kandidoj, besoj se zgjidhet kryetar, por për shkak të situatës besoj se Berisha do të duhej të zgjidhte një rol tjetër. Ai mori një iniciativë që ne e kemi ndërmarrë por nuk e kemi realizuar dot. Kur shumica është e evidentuar, është themeli i demokracisë, e pavarësisht asaj çka mendojmë ne, ku është një rregull të cilin duhet ta pranojmë me dëshirë ose dhimbje, në rastin konkret, Basha duhet ta pranoj që vullneti i shumicës është për largimin e tij nga kryetari i PD-së.
Në fakt Basha është e shkuara e PD, Berisha ka qene, por Basha po bëhet e shkuara e PD-se, ai ishte personazh politik shumë i dobët, për të mos thënë i kompromentuar, dhe në këto momente ky performim kaq shumë vjeçar i dobët, po bën që Berisha të mos jetë më e kaluara e PD, por e ardhmja e PD, Kjo nuk do të ndodhte, po të mos kishte Bashën, si një personazh kaq të dobët politikisht”, tha ai.