Policia kufitare e Portit të Durrësit ka sekuestruar 70 mijë euro të padeklaruara.
Sasia e parave është gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në një autobus udhëtarësh të linjës Shqipëri-Itali.
Mësohet se është arrestuar shoferi i parë i autobusit, si dhe ndihmësi i tij.
Eurot ishin të ndara në shtatë pako me nga 10 mijë euro.
Dyshohet se ato i përkasin grupeve kriminal të cilat kanë trafikuar lëndë narkotike në Itali dhe prisnin ardhjen e pagesës në Shqipëri.