Ish-deputetja Rudina Hajdari ka rënë pre e sulmeve kibernetike në internet.
Profili i saj zyrtar në "Facebook" duket se është hackeruar dhe emri i saj i ri është tepër i çuditshëm për shqiptarët dhe jo vetëm.
Emri i saj në Facebook është ndryshuar dhe nga gjuha vietnameze në gjuhën shqipe do të thotë “Hani dhe luani në Bac Ninh”.

Personi përgjegjës për këtë veprim nuk dihet se kush është por duhet thënë se 55 mijë ndjekësit e Hajdarit me siguri janë habitur nga ky emër nga ish-deputetja, vajza e Azem Hajdarit.